Sport Messi: Nisja e dytë më e mirë e vitit tek Barça, pavarësisht...

Messi: Nisja e dytë më e mirë e vitit tek Barça, pavarësisht divorcit të afërt

Katër gola në tre ndeshje që nga fillimi i vitit të ri. Më mirë se kaq, Lionel Messi ka bërë vetëm në vitin 2016, kur golat e shënuar më 10 janar ishin pesë. Barcelona e Koeman arriti të ringrihej dhe të kthehej në pozicionet e përshtatshme për statusin e klubit, me pak fjalë, në sajë të kthimit në nivelet më të larta të numrit të saj dhjetë. Dygolësh me Bilbaon, dygolësh kundër Granadës, vetëm kundër Huescas nuk shënoi, që nga nisja e vitit 2021.

Pesë vjet më parë ai arriti të shënonte një gol më shumë, falë dy golave të shënuar ndaj Espanyol dhe Granadas plus një, në Kupën e Mbretit, të shënuar kundër rivalëve katalanas. Me pak fjalë, Messi duket se është rikthyer përsëri dhe në Barcelonë nuk dinë nëse duhet të buzëqeshin apo të ndjejnë nostalgji, në mendimin se si ngjyrat blaugrana mund të jenë pa flamurin e tyre gati njëzet vjeçar.