Kryesore Messi si Maradona: Të gjithë trofetë e fituar nga alieni, i mungonte...

Messi si Maradona: Të gjithë trofetë e fituar nga alieni, i mungonte vetëm Botërori që fitoi sot

Një moment që e priste prej një jete, tani është bërë realitet: Lionel Messi ka ngritur në qiell Kupën e Botës duke çuar në lot gëzim një Argjentinë të tërë.

Në këtë mënyrë, Messi çimentoi vendin e tij në majën më të lartë të futbollit botëror, duke fituar trofeun e vetëm që i kishte munguar, Kupën e Botës. Kjo ishte finalja e dytë për yllin e Argjentinës, pas asaj të vitit 2014 të humbur kundër Gjermanisë. Këtë herë, numri 10 vulosi me dy gola finalen, që është edhe ndeshja e tij e fundit në Kupën e Botës.

Trofeu më i madh, që e ëndërrojnë të gjithë, është i vetmi që i mungonte Messit, i cili në karrierën e tij të jashtëzakonshme ka fituar gjithçka në nivel personal dhe me skuadrat ku ka luajtur, Barcelona e Argjentina.

Trofetë e Lionel Messit:

Me Barcelonën

Kampionati spanjoll: 2004–05, 2005–06, 2008–09, 2009–10, 2010–11, 2012–13, 2014–15, 2015–16, 2017–18, 2018–19

Kupa e Mbretit: 2008–09, 2011–12, 2014–15, 2015–16, 2016–17, 2017–18, 2020–21

Superkupa e Spanjës: 2006, 2009, 2010, 2011, 2013, 2016, 2018

Champions League: 2005–06, 2008–09, 2010–11, 2014–15

Superkupa e Europës: 2009, 2011, 2015

Botërori i Klubeve: 2009, 2011, 2015

Me Paris SG

Ligue 1: 2021–22

Me Argjentinën

Kupa e Botës 2022

Kupa e Amerikës 2021

Olimpiada e vitit 2008

Trofetë personalë

Topi i Artë: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021

Lojtari i Vitit nga FIFA: 2009

Këpuca e Artë e Europës: 2009–10, 2011–12, 2012–13, 2016–17, 2017–18, 2018–19

Lojtari më i mirë i La Liga: 2008–09, 2009–10, 2010–11, 2011–12, 2012–13, 2014–15

Golashënuesi i La Liga: 2009−10, 2011–12, 2012−13, 2016–17, 2017−18, 2018–19, 2019–20, 2020–21

Lojtari i Vitit në Argjentinë: 2005, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2015, 2016, 2017, 2019, 2020, 2021

Lojtari më i mirë i Botërorit: 2022, 2014