I inatosur. I zhgënjyer. I mërzitur. Fytyra e Lionel Messi në fund të ndeshjes ishte një poemë. Ndeshja e Barcelona-s kundër Leganes ishte një katastrofë absolute, dhe argjentinasi e di mirë këtë.
Dy golat e tij shpëtuan situatën, por ishte e qartë se po të vazhdojnë ashtu nuk kanë për të shkuar askund.
Ishte e qartë se te ekipi ka diçka që nuk shkon.
Atij i ka ardhur në majë të hundës mungesa e planifikimit të drejtuesve, me reagimin jo të mjaftueshëm të Luis Enrique si dhe me paraqitjen e disa prej shokëve të ekipit.
Sulmuesi pesë herë fitues i Ballon d’Or ka shënjestruar tre lojtarë që duhet të largohen nga skuadra: Mathieu, Digne dhe Andre Gomes. Messi beson se askush prej tyre nuk është në nivelin e nevojshëm për të luajtur te Barcelona. Ai kërkon largimin e tyre. Të njëjtën gjë kërkon edhe për Luis Enrique.
Messi-t i ka ardhur në majë të hundës se është i vetëm që zgjidh ndeshjet dhe mungesës së reagimit nga stoli.
Argjentinasi do Sampaolin të jetë zëvendësuesi i Enrique, dhe do bashkëkombësin e tij Angel Di Maria t’i bashkohet te Barcelona.