Aktualitet Meta: E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së...

Meta: E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përplasjeve që ndodhën mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit, ku banorët dhe policia u konfliktuan pas nisjes së prishjes së banesave nga ana e IKMT.

“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.

Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.

Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog. U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, shkruan Meta në Facebook.