Politika Meta: Mos prisni që t’ua vendosin traun te dera e shtëpisë, “kastraveci”...

Meta: Mos prisni që t’ua vendosin traun te dera e shtëpisë, “kastraveci” Rama po na provokon 

Në protestën e opozitës përballë Parlamentit mori fjalën edhe lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas Metës, “kjo është një protestë për të mbrojtur vendin, për fëmijët tuaj, për të parët tanë që kanë luftuar për këtë vend”.

Sipas tij, qeveria Rama “po vendos traun kudo, në Divjakë, në Butrint, mos prisni ta vejnë traun edhe te dera e shtëpisë”.

Kjo protestë shumë shpejt do të japë rezultatet e saj në mënyrë të mrekullueshme, në mënyrë europiane dhe atdhetare, në sallën e Kuvendit do të gjëmojë fjala e lirë, do të vendoset llogaridhënia. Nuk do  të ketë një drejtësi që burgos disa bedena dhe ndërkohë vijon të paguajë inceneratorët, që zhvendosin portin e Durrësit.

Lideri i PL shtoi se “në krye të atyre që mbërrijnë në Angli janë nga Shqipëria dhe Siria. BE e ka rikthyer Shqipërinë në vendet që monitorohen sepse po shndërrohet në parajsë të organizatave kriminale”, duke përdorur një term fyes për kryeministrin, i cilësuar si “kastravec” që po provokon shqiptarët.