Politika Meta: Padi për falsifikim të provave nga Kuvendi, skandal shumë i rëndë

Meta: Padi për falsifikim të provave nga Kuvendi, skandal shumë i rëndë

Skandal shumë të rëndë e konsideron Presidenti Ilir Meta atë që paralajmëroi sot këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj.

Meta tha se i ka kërkuar përfaqësuesve të tij që të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.

“I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese. Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore”, tha Meta.

Presidenti paralajmëron ndër të tjera një komunikim për mediat, por nuk bëhet e ditur se kur.

Ditën e sotme u mbyll seanca për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit. Pasi ka dëgjuar palët Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim. Sipas ligjit, gjykata do të duhet që të zbardhë vendimin e arsyetuar brenda 30 ditëve.