Presidenti Ilir Meta, në konferencën për shtyp, një ditë para tubimit në bulevard, foli edhe për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe Ramush Haradinajt.
Meta, që e ka mik personal Haradinajn, i bëri thirrje Ramës të mos e provokojë më ish-kryeministrin e Kosovës, ndërsa iu referua Kryeministrit si “gruaja e Bilalit”.
“Gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë kufirin dhe vijën e kuqe edhe në raport me çështjet ndërkombëtare. Po e provokon shumë Haradinajt. Gruaja e Bilalit e përkrahu i pari taksën 100%, pastaj kur i thanë se ke një foto në kundërshtim me ligjin, filloi të merrej me Ramushin. Askush nuk ka nevojë për të marrë mend nga gruaja e Bilalit.
Të mos e provokojë më Haradinajn! Mund të ketë shumë probleme, por për të gjithë shqiptarët, ai është një hero i gjallë, ndërsa gruaja e Bilalit është turpi i turpit. Të mos merret më me familjen dhe me figurën e Haradinajt, pasi në oborrin e tij ka gati 40 varre.
Ne nuk mund të pranojmë lojëra të tilla, përçarëse, e provokative”, tha Meta.