Politika Meta ripërsërit: Koha për referendum të ri

Meta ripërsërit: Koha për referendum të ri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook ka ripërsëritur edhe një herë propozimin për referendum të ri.

“Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. Koha për referendum të ri”, shkruan Meta, ndërsa postimin e shoqëron me një foto të Kushtetutës dhe të vetes duke dalë nga ambientet e Presidencës.

Të enjten, Presidenti i Republikës deklaroi se vendi ka nevojë për referendum të ri që të zgjidhë krizën politike.

“Zgjidhja është një, zgjidhja është referendumi dhe këtë punë ta vendosin shqiptarët”, tha Meta.