Politika Meta ulet “gju më gju” me popullin në vendlindje, ngre dolli për...

Meta ulet “gju më gju” me popullin në vendlindje, ngre dolli për këngëtarin legjendar

Presidenti Ilir Meta ka lënë pas krahëve politikën këtë të enjte dhe ka nisur eksplorimin e Shqipërisë. Ai ka postuar në “Facebook” disa momente nga udhëtimi në Çorovodë.

Kreu i shtetit është ulur në lokal me qytetarët dhe ngre dolli për këngëtarin Demir Zyko.

“Sot tek “Verori” në Çorovodë, një shëndet për përjetësinë e këngëtarit legjendar të maleve tona, Demir Zyko.”

Në një tjetër postim, ai tregon për takimin me poetin Xhevahir Spahiu, të cilit i ka dhuruar edhe një buqetë me lule.

“Shumë i lumtur të takohem me poetin tonë të madh Xhevahir Spahiu, sidomos në Skrapar, ku ndodhet Mali i shenjtë i Tomorrit që aq shumë e ka frymëzuar për veprat e tij të jashtëzakonshme. 🇦🇱”