Sport Milan kampion i Italisë, Sali Berisha kunj Edi Ramës

Milan kampion i Italisë, Sali Berisha kunj Edi Ramës

Pas 11 vitesh Milan fiton titullin kampion të Seria A, i 19-ti në historinë e “Djallit”.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Milanin për titullin kampion, duke lënë për pak momente mënjanë zgjedhjet për kreun e PD-së.

Berisha ka postuar në rrjetet social një foto të tij me ish-administratorin legjendar të Milanit, Adriano Galliani dhe një bluzë të Milan me emrin e tij në të.

Urimi i Berishës duket më shumë si një kunj për Edi Ramën, pasi ky i fundit është tifoz i Juventusit, ndërsa vetë Berisha nuk është tifoz, por ndjek Francën në Botërorë dhe Europianë.