Sport Milan rizgjohet me Lazion dhe kthehet në zonën Champions

Milan rizgjohet me Lazion dhe kthehet në zonën Champions

Pas barazimit zhgënjyes në mesjavë ndaj Cremonese, Milan mundi pastër 2-0 Lazion e vendit të dytë dhe ngjiten kështu përkohësisht në vendin e katërt të klasifikimit, vendi i fundit që jep një biletë Champions për sezonin e ardhshëm.

Bennacer zhbllokoi rezultatin në minutën e 17, ndërkohë që Theo Hernandez shënoi një gol fantastik në minutën e 29, pas një aksioni personal që e nisi nga zona e tij.

Lajmi i keq për kuqezinjtë ishte dëmtimi i Rafa Leaos në minutën e 11 të ndeshjes. Portugezi ndjeu një shqetësim muskular dhe i kërkoi zëvendësimin trajnerit. Tashmë, euroderbi për lojtarin më të mirë të Milanit është në rrezik.