Sport Milan “thumbon” Lukakun: Milano ka vetëm një mbret, ai është Ibrahimovic

Milan “thumbon” Lukakun: Milano ka vetëm një mbret, ai është Ibrahimovic

Derbi i mbrëmjes së djeshme i ka dhënë arsye Milanit për të festuar në rrjetet sociale, por edhe për të “thumbuar” Romelu Lukakun.

Sulmuesi i Interit, shkurtin e kaluar, festoi fitoren 4-2 në derbi duke shkruar në Twitter se “Qyteti ka një mbret të ri”.

Klubi kuqezi, me anë të një postimi në Instagram ka “korrigjuar” belgun duke shkruar se mund të ketë vetëm një mbret dhe ai është Zlatan Ibrahimovic.