Sport Milani zhgënjen për 120 vjetor, Atalanta humb në transfertë

Milani zhgënjen për 120 vjetor, Atalanta humb në transfertë

Milani ka zhgënjyer në shtëpi për 120 vjetor, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 ndaj Sasuolos. Ekipi i Piolit kishte raste pa fund, por u treguan të pasaktë në finalizim, duke iu dhënë kështu një shije të keqe tifozëve në këtë 120 vjetor të klubit. Me pikën e marrë ditën e sotme, Milani renditet në vendin e 10- me 21 pikë, ndërsa Sasuolo në vendin e 13 me 16 pikë.

Atalanta ka humbur me rezultatin 2-1 ndaj Bolonjës në transfertë. Për vendasit shënuan Palasio dhe Poli, ndërsa për ziklatërit Malinovski. Tashmë ekipi i Gasperinit e shikon veten në vendin e 6 me 28 pikë, ndërsa Bolonja në vendin e 11 me 19 pikë.