Aktualitet Mini-Schengeni Ballkanik, Rama në Ohër, takohet me Vuçiç dhe Zaev

Mini-Schengeni Ballkanik, Rama në Ohër, takohet me Vuçiç dhe Zaev

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut, ndërsa është takuar edhe me dy homologët e tij Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev.

Shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në Ohër në kuadër të Samitit për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve. Ky është takimi i dytë mes tre kryeministrave.

Takimi i parë u zhvillua në kryeqytetin e Serbisë pak ditë para se Këshilli i Europës të jepte verdiktin për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.