Bota Ministri britanik: 80% e të infektuarve me koronavirus janë asimptomatikë

Ministri britanik: 80% e të infektuarve me koronavirus janë asimptomatikë

Ministri i Shëndetësisë, Matthew Hancock ka deklaruar se 80 për qind e të infektuarve nuk kanë treguar shenja të koronavirusit.

Javën e kaluar, Shërbimi kombëtar për statistikat të Britanisë së Madhe ka njoftuar se 71 perqind e njerëzve që janë konfirmuar pozitivë nuk kanë shfaqur simptoma.

Mirëpo, Hancock tha se numri i rasteve asimptomatikë është më i lartë dhe se mund të arrijë 80 përqind.

Këto të dhëna, ministri britanik i cilësoi një zbulim të rëndësishëm për këtë sëmundje.