Kryesore “Mirë se erdhe zoti President”, Rama takon gjeneral Begajn në Kryeministri

“Mirë se erdhe zoti President”, Rama takon gjeneral Begajn në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij në Kryeministri gjeneralin Bajram Begajn, kandidatin për President të Republikës.

Rama ka shpërndarë takimin me Begajn në facebook, ndërsa i drejtohet gjeneralit duke i thënë “mirë se erdhe zoti President”

Rama i tha Begajt se gjatë diskutimeve të sotme në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, u ra dakord se kandidatura e tij ishte e duhura për postin e Presidentit të Republikës

“Ky sistem që kemi kështu është. Është e pamundur të ndërtohet një proces ku njerëzit të mund të njihen përpara me mundësinë për t’u zgjedhur. Sot kemi pasur një diskutim në tërësi për shumë kandidatura dhe në fund kemi rënë dakord që ju jeni kandidatura e duhur për ta normalizuar dhe për ta ricivilizuar zyrën e institucionit të Presidentit të Republikës. Ju falenderoj që nuk shfaqët refuzim për pranim”, tha Rama.

Ndërsa, Begaj u shpreh falënderues dhe deklaroi se do të qëndrojë në lartësinë e duhur që kërkon ky post.

“Faleminderit kryeministër. Është një nder i madh të jesh President i një vendi. Do përpiqem të jem personi i duhur për atë që përfaqëson ky post”, tha ai.