Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka botuar librin me titull “Misioni im”. Me këtë libër Basha kërkon që t’u japë një mesazh shqiptarëve që ta votojnë ata në zgjedhjet e 25 Prillit, pasi tregon misionin e tij që ka për qeverisjen e vendit.
Botimi i librit është bërë nga shtëpia botuese “Skanderbeg” që drejtohet nga Flutura Açka, e cila është dhe kandidate për deputete e Partisë Demokratike.
Në “Misioni im”, Basha rrëfen të gjitha ngjarjet gjatë karrierës së tij politike, si i ka përjetuar që nga viti 1992, dhe betejën opozitare të viteve të fundit.
Ky libër është ironizuar dhe si një kopjim i asaj që bëri Rama në vitin 2013, ku në librin “Kurbani” ku rrëfeu karrierën e tij politike.