Extra Misteri i liqenit ku u xhirua filmi “Dirty Dancing”

Misteri i liqenit ku u xhirua filmi “Dirty Dancing”

“Liqeni i Maleve” në Virxhinia në Shtetet e Bashkuara u bë i famshëm për faktin se aty u xhirua një nga pjesët kryesore të filmit të famshëm “Dirty Dancing” në vitin 1987.

Në ujërat e liqenit, personazhi i Johnny Castle (luajtur nga aktori Patrick Swayze) praktikoi vallëzimin me Françeskën “Baby” Houseman (luajtur nga Jennifer Grey).

Në vitin 1999, Liqeni i Malit filloi të zbrazet derisa u tha plotësisht në vitin 2008.

Pas 12 vjetësh, pranverën e kaluar, uji përsëri filloi të rrjedhë dhe liqeni të mbushej. Shkencëtarët nuk kanë arritur të shpjegojnë arsyet e këtij fenomeni dhe besojnë se ndodh çdo 400 vjet.