Aktualitet Misteri i makinës ruse në Tiranë, shofer ishte Eldin Dergjini (Foto)

Misteri i makinës ruse në Tiranë, shofer ishte Eldin Dergjini (Foto)

Eldin Dergjini është 34-vjeçari, që drejtonte makinën me targa ruse të blinduar, e cila është aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Eldin Dergjini është ndaluar nga policia. Ai është shprehur se e ka goditur një automjet tjetër nga pas.

”Makinë e kam sjellë dy ditë më parë nga jashtë shtetit. Më ka goditur një mjet tjetër nga pas. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë. Nuk e pashë kush më goditi“, – është shprehur Eldin Dergjini.

Policia ka dyshime se ndaj Dergjinit mund të jetë bërë një aksident i qëllimshëm, por po verifikohet nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Mbetet për të zbardhur nga policia, se si një makinë me vlerë rreth 200 mijë euro, e blinduar dhe me targa ruse drejtohej nga një shqiptar. Dyshohet se ajo ishte e vjedhur.

Eldin Dergjini është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi në vitin 2014-të ka fyer dhe kundërshtuar punonjësit e policisë.

Eldin Dergjini