Shëndet Mjeku shqiptar në Madrid: Nuk ka më nevojë të izolohemi për 14...

Mjeku shqiptar në Madrid: Nuk ka më nevojë të izolohemi për 14 ditë, çfarë tregoi studimi i fundit

Nuk është më e nevojshme izolimi 14 ditë për të infektuarit! Këtë ka thënë në një intervistë mjeku Kita Sallabanda nga Madridi. Ai iu referua një studimi që është bërë në Spanjë, ku thuhet se në ditën e tetë pacienti i infektuar me koronavirus ka rezultuar negativ ose nuk ka patur më simptoma. Ai thotë se pas një javë bie virulenca e virusit tek të sëmurët.

“Pas një jave bie virulenca e virusit tek të sëmurët. Unë nuk jam në gjendje të shpjegoj nëse ka qenë kështu apo jo sepse nuk kemi pasur një studim. Ky studim e ka vërtetuar këtë gjë. Të sëmurët në ditën 8 kanë rezultuar negativë. Sot aktualisht thotë se me 7 ditë në izolim është e mjaftueshme”, tha Sallabanda për Abc News.

Mjeku shqiptar në Madrid tha se imuniteti i masës tek vendet nuk është arritur ende dhe kjo sipas tij do të thotë të përgatitemi për të ardhmen: “Nuk kemi imunitet tufe. Kjo është një e dhënë e rëndësishme që të na bëjë të përgatitemi për të ardhmen”.

Sallabanda është në mesin e mjekëve të cilët thonë se temperaturat e larta ulin virulencën e virusit: “Në një vend si Spanjë nëse kemi pasur 5  mijë të infektuar në ditë, dje kishim 48. Në mënyrë të qartë virulenca ka rënë. Me ardhjen e beharit virulenca bie”.

Po ashtu ai tha se në spitalet e Spanjës po vendosen rregulla shtesë mbrojtje që infermierët dhe mjekët të mos infektohen.