Sport Modestia e Kaká: S’jam braziliani më i talentuar, ndoshta kam qenë më...

Modestia e Kaká: S’jam braziliani më i talentuar, ndoshta kam qenë më profesionali

Kaka ishte ylli i ftuar i programit “Grande Círculo”. Kanali televiziv “SporTV” ka lëshuar një ekstrat të një interviste, ku iu është përgjigjur edhe pyetjeve rreth kohës së tij te Real Madridi dhe marrëdhënies me José Mourinhon.

Ajo që ish-lojtari i bardhë ka bërë të qartë është se konsiderohet lojtari më profesional i pesë brazilianëve, të cilët kanë fituar “Topin e Artë” (Romario, Ronaldo, Rivaldo dhe Ronaldinho). “Nga pesë brazilianët, që ishin më të mirët në botë, ndoshta nuk jam më i talentuari nga të gjithë. Po, ndoshta kam qenë më profesionali nga të gjithë ata. Vetëm me talentin nuk do të bëja diferencën, si të tjerët. Kështu, unë kuptova se duhej të stërvitesha e luaja më shumë se këta djem”.

Ai, gjithashtu, pranoi se ekipi që shkoi në Kupën e Botës në “Gjermania 2006” mund të jepte më shumë se sa dha: “Ajo kombëtare mund të kishte bërë më tepër”.

Sa për titujt, Kaka mbetet në Kupën e Botës, duke veçuar atë të fituar në vitin 2002: “Trofeu i Botërorit 2002 është ai, me të cilin po qëndroj. Jo se kam luajtur vetëm 23 minuta kundër Kosta Rikës. Shaka kjo, se ky ishte numri i fanellës sime në atë Botëror. Triumfi ishte diçka shumë e madhe. Nëse duhej të zgjedhja, do të mbaja atë trofe”.