Bota Moti i keq godet jugun e Italisë. Anulohen dhjetëra fluturime, mbyllen shkollat

Moti i keq godet jugun e Italisë. Anulohen dhjetëra fluturime, mbyllen shkollat

Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur për shkak të motit të keq ka goditur jugun e Italisë.

Në Kalabri dhe në Siçili reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje duke bërë që dëmet materiale të jenë të konsiderueshme. Situata më problematike paraqitet në zonën e Katanias ku rrugët e qytetit janë kthyer në lumenj duke bërë që forca e ujit të tërheqë zvarrë edhe disa makina.

5 turistë rrezikuan seriozisht jetën në po këtë zonë, pasi minibusi me të cilin udhëtonin e mori rrjedha e ujit në rrugë. Atyre iu desh të braktisnin mjetin, ndërsa u shpëtuan nga Mbrojtja Civile të cilët i dërguan në një zonë të sigurt.

Në komuna të ndryshme të Siçilisë, nga Katania në Mesina nga Sirakuza në Ena, shkollat ​​e të gjitha niveleve do të  qëndrojnë të mbyllura.

Dhjetëra fluturime janë anuluar ose janë devijuar, ndërkohë dhe në porte situata ka qenë e vështirë për shkak të erërave të forta.