Sport Mourinho çmend rrjetet sociale me fotografinë nga dhomat e zhveshjes

Mourinho çmend rrjetet sociale me fotografinë nga dhomat e zhveshjes

Jose Mourinho, pasi ka fituar kundër Burnley-t të hënën në mbrëmje, falë një goli të Son në minutën e 76-të, është përballur me një skenë të pazakontë kur është kthyer në dhomat e zhveshjes.

Një skenë që është bërë virale në rrjetet sociale.

Të gjithë lojtarët me kokën ulur duke parë celularët e tyre dhe pak rëndësi ka nëse fitorja ka qenë shumë e rëndësishme dhe e vuajtur. Mourinho e ka publikuar fotografinë në rrjetet sociale dhe e ka komentuar me këto fjalë: “Pas një fitoreje të madhe në një ndeshje me të vërtetë të vështirë… Shenjë e kohëve. Ju lumtë djema”.