Politika Nano feston 70-vjetorin, Rama e uron: Edhe 100 kryetari ynë, të tjera...

Nano feston 70-vjetorin, Rama e uron: Edhe 100 kryetari ynë, të tjera fitore në familjen e përbashkët politike

Ish-Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano feston ditën e sotme ditëlindjen e tij të 70-të. Urimet për ish-kreun e PS-së kanë qenë të shumta, ndërsa nuk ka munguar as ai i kryetarit aktual të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht Kryeministrit të vendit, Edi Ramës.

Kryeministri Rama ka zgjedhur që urimin ta bëjë publik dhe shoqëruar me një foto të Fatos Nanos. Përmes një postimi në Facebook, Rama i drejtohet Nanos me fjalët “kryetari ynë” teksa e uron për shëndet, humor dhe harmoni në familje dhe në punë.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama i uron dhe “fitore të tjera në familjen e përbashkët politike”, për të cilën i thotë se do të ketë “gjithnjë nevojë për mbështetjen dhe këshillat e tij”.

“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, shkruan Rama në Facebook.