Javën e ardhshme negociatat për transferimin e Elseid Hysajt tek Atletico Madridi nën urdhrat e Simeones, pritet të intensifikohen, më qëllim mbylljen sa më parë të marrëveshjes.
Sipas “Corriere del Mezzogiorno”, kontaktet mes dy klubeve janë të vazhdueshme, pasi “Los Colchoneros” e konsiderojnë mbrojtësin shqiptar një resurs të rëndësishëm për krahun e djathtë.
Napoli mësohet se ka pranuar të ulë çmimin. Atletico ka ofruar 15 milionë euro dhe mund ta rritë ofertën duke përfshirë bonuset, ndërsa De Laurentiis do të ishte i gatshëm të pranonte edhe më pak se 20 milionë euro.