Extra Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “Game of Thrones”

Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “Game of Thrones”

Aktori i njohur i Hollivudit, Max Von Sydow, i cili u shfaq në filma dhe seriale televizive duke përfshirë “The Exorcist”, “Flash Gordon” dhe “Game of Thrones”, ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga familja e tij. Aktori me origjinë suedeze u nominua për dy çmime “Oscars” gjatë karrierës së tij – përfshirë aktorin më të mirë në 1998-n për “Pelle The Conqueror”.

Max Von Sydow njihet edhe për role te tjera në filmat, “Hannah and Her Sisters”, “The Seventh Seal” dhe “Star Wars: The Force Awakens”.

Ai njihej shpesh në Hollivud për rolet negative, por në një intervistë aktori ishte shprehur se “është shumë e mërzitshme të kesh ngecur pak a shumë në një lloj personazhi”.