Aktualitet Ndahet nga jeta babai i ministres Manastirliu

Ndahet nga jeta babai i ministres Manastirliu

Babai i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është ndarë nga jeta këtë të hënë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “U prehsh në paqe Ba”.

Dhjetra mesazhe kanë “vërshuar” në adresë të ministres, ku kolegë e qytetarë të ndryshëm kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e njeriut të dashur të Manastirliut. Ndërkohë, shkaqet e ndarjes nga jeta të babait të Manastirliut nuk janë bërë të ditura.

U prehsh në paqe Ba❤️

Posted by Ogerta Manastirliu on Monday, 2 November 2020

Pak ditë më parë ishte kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj që tregoi se babai i ministres ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Manastirliu ka probleme, ajo është nënë e dy vajzave, është bijë e një babai të sëmurë, por nuk harron t’i përkushtohet punës. Babai i saj është në gjendje të rëndë, po lufton me vdekjen,”- tha Veliaj ndër të tjera.