Politika Ndalimi i lëvizjes së lirë për ata që cenojnë zgjedhjet, PD i...

Ndalimi i lëvizjes së lirë për ata që cenojnë zgjedhjet, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i është përgjigjur të mërkurën kryeministrit Edi Rama, i cili më herët tha se çdo person që do të dënohet për krime elektorale do të ndalohet të udhëtojë jashtë vendi për 5 deri në 10 vite.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha se “pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash.”

Spaho tha se kryeministri Rama po përdor të gjitha mjetet në përpjekje për të ruajtur pushtetin dhe paratë që ka vjedhur. “Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes.

Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundur kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin.