Aktualitet Ndalohet mësuesi që u dhunua në Tepelenë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht...

Ndalohet mësuesi që u dhunua në Tepelenë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura

Policia e Tepelenës ka ndaluar një nga autorët e dyshuar të dhunës së ushtruar ndaj mësuesit 59-vjeçar të fiskulturës Kleanthi Laçi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

I ndaluari është 29-vjeçari me iniciale A.G., i cili akuzohet për plagosje të lehtë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe vetëgjyqësi.

Në kërkim janë shpallur edhe bashkëpunëtorët e tij.

Po kështu është ndaluar edhe vetë mësuesi 59-vjeçar. Sipas policisë, ndalimi i tij është bërë pasi dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura. Ai akuzohet për ngacmim seksual dhe kallëzim i rremë.

Ndalimi i mësuesit u bë pas kallëzimeve të bëra për rastet.

Mësohet se 29-vjeçari i ndaluar për dhunën ndaj mësuesit është vëllai i njërës prej nxënëseve që dyshohet se janë ngacmuar seksualisht.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme hetimore.