Sport Ndërhyrja horror, UEFA përjashton Mullerin nga Champions League

Ndërhyrja horror, UEFA përjashton Mullerin nga Champions League

Një takë drejt e në kokë, një ndër ndërhyrjet me të ashpra në Champions League ishte ajo e Thomas Muller ndaj Nico Tagliaficos, në ndeshjen që Bayern Munchen barazoi 3-3 me Ajax për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Goglat rezervuar përballjen Bayern-Liverpool për fazën e ardhshme të Champions-it. Muller, i ndëshkuar me karton të kuq për atë ndërhyrje nuk mund të luajë në ndeshjen e parë kundër “Reds” në “Anfield” me 19 shkurt.

Sot, UEFA ka publikuar vendimin se sulmuesi gjerman do të dënohet edhe me një ndeshje tjetër për atë ndërhyrje të rëndë. Në total janë dy ndeshje që Muller nuk mund të luajë, të dyja kundër Liverpool (ndeshja e kthimit në “Allianz Arena” më 13 mars). Në rast se Bayern nuk ia del të kualifikohet për më tej, atëherë sulmuesi 29-vjeçar i jep fund me atë ndeshje kundër holandezëve eksperiencës së tij në Champions për këtë sezon.