Pas disa ditësh i shtruar në spitalin e Nju Jorkut, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare Robert Trump, vëllai i vogël i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë shkaqet e vdekjes nuk dihen.
Presidenti Trump reagoi për këtë humbje në familjen e tij duke shkruajtur në rrjetet sociale se: ”Me hidhërim në zemër ju njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Roberti, vdiq sonte, në paqe. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë. Do të më mungojë shumë, por do të takohemi përsëri. Kujtimi i tij do të jetojë në zemrën time përgjithmonë”.
Donald Trump, 74 vjeç, vizitoi të vëllanë të premten në një spital të Nju Jorkut duke qëndruar atje për rreth 45 minuta.
Sipas medias amerikane, Robert Trump ishte i sëmurë rëndë.
Presidenti amerikan, duke folur me gazetarët tha se vëllai i tij po “po kalonte një periudhë të vështirë”, por pa dhënë detaje të tjera.
Edhe pse shumë më pak i famshëm se vëllai i tij më i madh, Robert Trump, i lindur në 1948, kishte qenë prej kohësh një pjesë integrale e perandorisë së pasurive të patundshme të familjes dhe ishte plotësisht besnik, gati-gati i përkushtuar ndaj presidentit deri në atë pikë sa ta çonte edhe mbesën e tij në gjyq, por pa sukses, Mary Trump për të ndaluar botimin e një libri kundër shefit të Shtëpisë së Bardhë.