Kuriozitete Ndodh në Suedi: Licencë edhe për të lypur!

Ndodh në Suedi: Licencë edhe për të lypur!

Në qytetin jugor suedez, Eskilstuna njerëzit që kërkojnë lëmoshë në rrugë tani duhet të marrin licencë duke paguar tarifën e 21 eurove.

Sipas gazetës britanike ”Guardian”, qyteti Eskilstuna ka vënë në praktikë një rregullore sipas së cilës, personat që duan të kërkojnë lëmoshë në rrugë duhet të marrin një leje tremujore dhe në rast të mungesës së dokumenteve të nevojshme, ata do të gjobiten me 342 euro.

Organizatat joqeveritare kanë kritikuar këtë praktikë, duke argumentuar se ajo legjitimon kërkimin e lëmoshës dhe do t’i bënte edhe më të pambrojtur njerëzit në nevojë që kërkojnë, shumica e të cilëve janë nga vende si Rumania dhe Bullgaria.

Lypja e paautorizuar tashmë është ndaluar në disa qytete suedeze, që kur Gjykata Supreme miratoi ndalimin në qytezën Vellinge.

Sipas kanalit shtetëror suedez SVT, në Eskilstuna deri më tani janë dhënë tetë licenca.