Kuriozitete Në Dhomën Ovale të presidentit Biden edhe një shkëmb nga Hëna!

Në Dhomën Ovale të presidentit Biden edhe një shkëmb nga Hëna!

Në Dhomën Ovale të presidentit të ri amerikan, Joe Biden të SHBA ka edhe një shkëmb hënor, i sjellë në Tokë në 1972 nga misioni i fundit ”Apollo”.

Është një njohje simbolike e arritjeve të gjeneratave të mëparshme dhe një mbështetje simbolike për qasjen aktuale amerikane ndaj Hënës dhe Marsit.

Me kërkesë të administratës së re të Biden, NASA huazoi shkëmbin e Hënës i cili erdhi nga ”Facility Laborator” i Qendrës Hapësinore Johnson të NASA-s në Hjuston.

Shkëmbi peshon 332 gramë dhe u mblodh nga astronautët e ”Apollo 17”, Ronald Evans, Harrison Schmitt dhe Eugene Cernan, të cilët ishin burrat e fundit që shkelën në Hënë.

Mostra daton 3,9 miliardë vjet e vjetër.