Sport “Në fund, Gjermania fiton gjithmonë”, Lineker “varros” shprehjen e tij të famshme

“Në fund, Gjermania fiton gjithmonë”, Lineker “varros” shprehjen e tij të famshme

Fitorja e parë e Anglisë kundër Gjermanisë në një ndeshje me eliminim pas 55 vitesh, nuk mund të mos komentohej edhe nga Gary Lineker, ish-sulmuesi i “Tre Luanëve”, i famshëm jo vetëm për golat e tij, por edhe për shprehjen: “Futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 burra vrapojnë pas topit për 90 minuta dhe në fund, Gjermania fiton gjithmonë”.

Por 21 vite pas kësaj shprehjeje, të thënë pas eliminimit me penallti nga Gjermania në gjysmëfinalet e Botërorit 1990, Lineker e “varros” përfundimisht, më i lumtur se kurrë.

“Mendoj se fraza “Gjermanët fitojnë gjithmonë” ka kohë që ka marrë fund. U prehtë në paqe”, shkroi Lineker në Twitter, pasi Anglia mundi Gjermaninë 2-0 në “Wembley” për të siguruar një vend në çerekfinalet e Euro 2020.