Kryesore Arrestohet për korrupsion prokurori i Kukësit, Edmond Kariqi

Arrestohet për korrupsion prokurori i Kukësit, Edmond Kariqi

Prokurori i Kukësit Edmond Kariqi u arrestua këtë të mërkurë nga autoritetet policore për akuzën e korrupsionit.

Në njoftimin e SPAK thuhet se “nga veprimet hetimore janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se Edmond Kariqi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ma marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim, të cilët kanë qenë duke u hetuar në Prokurorinë e Kukësit”.

Mësohet se me vendim të gjykatës është bërë edhe kontrolli i shtëpisë së prokurorit.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe shoferi i Kariqit, Isuf Gega dhe dy persona të tjerë me iniciale D.D dhe E.B, të arrestuar për të njëjtën vepër penale.

Edmond Karriqi u komandua në krye të prokurorisë së Kukësit në Mars të këtij viti.