Aktualitet Në makinë me 48,5 kg kanabis gati për shitje, arrestohet në flagrancë...

Në makinë me 48,5 kg kanabis gati për shitje, arrestohet në flagrancë i riu në Lezhë

28-vjeçari Elton Qarku është arrestuar në flagrancë në lagjen Gurra të Lezhës pasi po transportonte me makinë rreth 48.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën 12 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.