Aktualitet Në pranga 22-vjeçari, përdhunoi të miturën në Tiranë

Në pranga 22-vjeçari, përdhunoi të miturën në Tiranë

Foto ilustruese

Autoritetet policore në Tiranë njoftuan këtë të mërkurë arrestimin e një 22-vjeçari, i cili dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur.

Burime zyrtare të policisë sqarojnë se në pranga ka përfunduar një 22-vjeçar me iniciale A.D, banues në fshatin Resk të Kukësit.

“Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin nr 5, kanë kryer  arrestimin në flagrance të  shtetasit, A.D, 22 vjeç, banues ne fshatin Resk, Kukës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, thotë policia në njoftimin e saj për mediat.