Extra “Nën hijen e Kledi Kadiut”, Ilir Shaqiri i kthen përgjigje Oni Pustinës

“Nën hijen e Kledi Kadiut”, Ilir Shaqiri i kthen përgjigje Oni Pustinës

Ilir Shaqiri ka folur dje në media lidhur me lidhur me eksperiencën dhe dinamikat që kanë ndodhur brenda shtëpisë së “BBV”.

Një nga temat që u diskutua më shumë ishte thumbimi i Oni Pustinës ndaj balerinit duke thënë se ka qenë gjithmonë “nën hijen e Kledi Kadiut”.

Lidhur me këtë deklaratë të Onit, Iliri ka reaguar për herë të parë duke u shprehur se nuk është aspak dakord, pasi ka objektivat e veta në jetë.

“Më erdhën disa fjalë në vesh. Kledi dhe Iliri kanë qenë ata që e kanë çuar suksesin e Shqipërisë në Itali. Nuk jam dakord me deklaratën e tij sepse secili ka objektivat e veta në jetë. Në momentin që realizon këto objektiva nuk ke pse shikon pjatën e tjetrit. Unë realizoj atë që dua te realizoj dhe jam shumë ne rregull me veten time.

Unë nuk kam patur probleme me Onin që prej kontakteve tona të fundit të asaj kohe dhe nuk kemi patur lidhje. Unë e kam njohur atë për shkak të një kolegu dhe kam mbajtur kujtime të shumta.

Ai është keqkuptuar nga një bisedë e imja me Arditin që kam treguar një histori që ka ndodhur me të, por pa përmendur emra. Më vjen shumë keq që është keqkuptuar.”