Kosova Nëntë të vdekur në Kosovë dhe 169 raste të reja me Covid-19

Nëntë të vdekur në Kosovë dhe 169 raste të reja me Covid-19

Në Kosovë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nëntë qytetarë, ndërsa janë konfirmuar 169 raste të reja me Covid-19.

Nga fillimi i pandemisë dhe deri sot janë konfirmuar të prekur mbi 12 mijë qytetarë nga 46,907 testime të kryera.

Aktualisht në të gjithë Kosovën numërohen 457 të vdekur nga Covid-19, ndërkohë gjatë orëve të fundit janë shëruar 197 pacientë, shifër kjo që ka rritur shpresat e autoriteteve në përballimin me sukses të situatës së vështirë të krijuar për shkak të fluksit të shtuar.

Rastet pozitive në Kosovë:

Prishtinë 34 raste, Gjakovë 21 raste, Gjilan 17 raste, Podujevë 13 raste, Fushë Kosovë 12 raste, Mitrovicë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Pejë 7 raste, Viti 6 raste, Kamenicë 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Lipjan 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Prizren 2 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste,Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave kundër përhapjes së Covid-19 ka shtuar kontrollet dhe ndëshkimet tek subjektet tregtare, por edhe tek ato qytetarë, të cilët thyejnë rregullat dhe nuk mbajnë maskë.

Ekspertët shëndetësorë kanë theksuar se respektimi i masave si mbajtja e maskës, respektimi i distancës, ndalimi i grumbullimeve masive do të mundësojë ndalimin e përhapjes së infeksionit në popullatë.