Extra Neymar “duartroket” Rita Orën

Neymar “duartroket” Rita Orën

Rita Ora është aq e njohur është, sa edhe një yll i futbollit, Neymar, i ka lënë një koment në postimin e fundit 28-vjeçares shqiptare. Rita Ora ka shpërndarë disa foto dhe video të fiksuara vitin e kaluar, kur u maskua si mashkull për “Halloween”, u bë si kolegu i saj, Poste Melone. Në mesin e shumë komentueseve spikat ylli i Brazilit dhe PSG, Neymar Jr.

Ky i fundit ka përdorur “emoji” në vend të fjalëve për ta duartrokitur (edhe qeshur) transformimin e pabesueshëm të Rita Ora me rastin e festës me maska. Ja statusi i këngëtares shqiptare me famë botërore: “Kthim te Halloween, për t’u bërë si vëllai im @postmalone vitin e kaluar!! Unë kurrë nuk i kam ndarë këto më parë. Falënderoj ekipin tim, që bëri të ndodhë e gjitha!! Cila do të jem unë këtë vit?! ….”