Sport Nga Ada e Velipojës në Paris: Portieri 17-vjeçar shqiptar firmos me PSG

Nga Ada e Velipojës në Paris: Portieri 17-vjeçar shqiptar firmos me PSG

Nga Ada e Velipojës në nivelin e tretë të futbollit shqiptar, te gjigantët europianë të Paris Saint Germain. Ky është kapërcimi i jashtëzakonshëm i portierit Gabriel Guri, që firmosi kontratë profesioniste me klubin francez.

Pas Adës dhe Murlanit në Shqipëri, 17-vjeçari luajti te Le Havre në Francë dhe me paraqitjet e atjeshme fitoi mundësinë të transferohej në Paris.

Marrëveshja te PSG u realizua falë ndikimit të ish-yllit të Kombëtares, Edvin Murati, me portierin Guri që fillimisht do të luajë tek ekipi i 19-vjeçarëve.