Kryesore Nga Liz Truss te Fatos Nano: 10 kryeministrat europianë më jetëshkurtër në...

Nga Liz Truss te Fatos Nano: 10 kryeministrat europianë më jetëshkurtër në qeverisje

Liz Truss duke dhene doreheqjen

Kryeministrja britanike Liz Truss, dha të enjten dorëheqjen, për shkak të dështimit të programit të saj ekonomik, që shkaktoi reagime të forta në tregjet e aksioneve dhe përçarje brenda partisë konservatore. Dorëheqja e saj erdhi vetëm gjashtë javë pas marrjes së detyrës.

Duke folur para ndërtesës së kryeministrisë në Londër, zonja Truss e pranoi se ajo nuk ishte në gjendje të mbante premtimet që bëri gjatë fushatës për të marrë drejtimin e Partisë Konservatore dhe se kishte humbur besimin e partisë së saj.

Duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi, unë nuk munda të realizoj planet mbi të cilat mbështeta mandatin e dhënë nga Partia Konservatore. Për këtë arsye, njoftova Mbretin Charles se po jap dorëheqjen nga posti i kryetares së Partisë Konservatore”, tha ajo.

Zonja Truss u bë është kryeministri me mandatin më të shkurtër në historinë britanike. George Canning mbante më parë rekordin me 119 ditë si kryeministër më 1827, kur vdiq në detyrë

Më poshtë ju rendisim 10 kryeministrat europianë më jetëshkurtër në qeverisje:

Magdalena Andersson – Suedi – 7.5 orë

Albertas Simenas – Lituani – 3 ditë

Andrey Lukanov – Bullgari – 22 ditë

Ungureanu – Rumani – 89 ditë

Aminatore Fanfani – Itali – 102 ditë

Fatos Nano – Shqipëri – 103 ditë

Albin Kurti – Kosovë – 121 ditë

Bernard Cazeneuve – Francë – 161 ditë

Paul Vanden Boeynants – Belgjikë – 165 ditë

Dritan Abazoviç – Mali i Zi – 176 ditë