Extra Nga muzika te filmat, Luiz Ejlli zbulon planet e së ardhmes

Nga muzika te filmat, Luiz Ejlli zbulon planet e së ardhmes

Luiz Ejlli Luizi ka qenë i ftuar në podcast-in e fundit të kryeministrit Edi Rama ku ka folur për shumë detaje.

Rama vuri në dyshim martesën e realizuar natën e finales me Kiara Titon, ku bën batutë edhe për Erion Veliajn.

Edi Rama: Tani një gjë dua të di unë. Kjo martesa, sa dole nga aty, është reale kjo apo është vazhdimi i spektaklit?

Luiz Ejlli: Po pse thua është reale, apo vazhdimi? Po pyet për një shok, apo për vete? Po pyet për lalin?

Edi Rama: Se thashë larg qoftë tani këtë e ka organizuar lali se do patjetër të martojë Luizin.

Luiz Ejlli: Unë s’e di si i keni punët me lalin dhe nuk merrem me atë pjesë.

Edi Rama: Me lalin i kemi shumë mirë, po është reale?

Luiz Ejlli: Reale!

Edi Rama: E mirë, të trashëgohesh atëherë!

Luiz Ejlli: Faleminderit! Më erdhi dhe keq që nuk ishe!

Edi Rama: Të kesh një martesë sa më të lumtur!

Luiz Ejlli: Faleminderit!

Fituesi i Big Brother Vip 2 ka thënë se, në të ardhmen do merret jo vetëm me muzikë, por dhe me filma.

“Unë do vazhdoj ëndrrën që mu ndërpre, e ndërpreva vetë, nuk ma ndërpreu kush, me dëshirën time. Do vazhdoj aty ku e kam lënë. Do bëj këngë sa më shumë. Kam dhe projekte për filma që i kam marrë skenarët, filma, seriale. Një pjesë e tyre do të dalin deri në muajin tetor-nëntor”.

Edi Rama: Filma që ti bësh vetë apo që janë bërë?

Luiz Ejlli: Janë bërë. skenarët më janë dhënë dhe unë jam personazh kryesor. Janë komedi. Janë bërë si skenarë, janë gati, thjesht do fillojmë xhirimet.