Kryesore Ngërçi në Kushtetuese, Rama: Konflikt që vjen nga i njëjti burim

Ngërçi në Kushtetuese, Rama: Konflikt që vjen nga i njëjti burim

Pasi votoi për delegatët e Kongresit të PS në mënyrë elektronike, Kryeministri Rama foli edhe për ngërçin në Kushtetuese, duke theksuar edhe njëherë se lufta nuk është me Presidentin Ilir Meta, por me grupin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që ajo i quan KÇK.

“Ky është një konflikt i radhës i shkaktuar nga i njëjti burim konflikti për të njëjtat arsye. Por unë mendoj se ne nuk duhet të përfshihemi më tej në të. Unë mendoj se ky konflikt nuk mund të zgjidhet me beteja në fushën e komunikimit. Unë nuk dua të përfshihemi në këtë konflikt si dy palë që japin e marrin për çështje që janë të qarta dhe duhet t’u përkasin proceseve legjitime dhe ligjore. Gjithçka që ne duhet të bënim e bëmë dhe e kemi bërë me partnerët tanë që janë Shtetet e Bashkuara. Ne jemi në anën e duhur të historisë, ndërsa edhe njëherë Meta është në anën e gabuar të historisë.

Më 25 nëntor do të prezantoj platformën kundër KÇK-së, e cila nuk do të jetë një program, por një paketë e tërë ligjore, mbi bazën e një ligji special, kundër krimit të organizuar dhe të gjithë atyre që kanë kryer vrasje dhe akte të rënda përfshirjeje në trafiqe, për të cilët ka ardhur koha të japin llogari të pambyllura. Për më tepër do t’iu jepet mundësia kur të publikohet edhe ligji special”, tha kryeministri.