Bota “Një djalë me fat të pazakontë”, 31-vjecari mbijeton pas 20 orësh në...

“Një djalë me fat të pazakontë”, 31-vjecari mbijeton pas 20 orësh në ujërat me peshkaqenë (VIDEO)

Një 31-vjeçar është shpëtuar pasi qëndroi për 20 orë në ujërat me krokodilë dhe peshkaqenë në një ishull në Torres Strait, në Australi.

Burri mundi të qëndronte mbi ujë duke u mbajtur pas një cope druri pasi varka me të cilën udhëtonte u fundos. Shpëtimi i tij tashmë është cilësuar si një mrekulli e Krishtlindjeve.

Ai pritej që të mbërrinte Warraber Islet nga ishulli Moa rreth orës 11.00 me orën lokale, por nuk mbërriti kurrë. Zhdukja e tij u raportua te autoritetet rreth orës 16.00 dhe më pas nisi një operacion shpëtimi nga ajri dhe uji.

Operacioni i shpëtimit u bë edhe më i vështirë për shkak të kushteve jo të favorshme të motit.

Kërkimet vijuan edhe pse shpresat që 31-vjeçari të gjendej i gjallë ishin të paketa pasi ai nuk kishte as jelek shpëtimi.

31-vjeçari mundi të mbijetonte për 20 orë duke ndenjur mbi një copë të varkës me të cilën po udhëtonte duke i shpëtuar kështu jo vetëm mbytjes, por edhe peshkaqenëve.

Rreshteri i policisë së Queensland, Anthony Moynihan, i tha ABC se burri nuk po mbante pajisje sigurie kur u nis vetëm për në udhëtim dhe ishte jashtëzakonisht me fat që shpëtoi.

“Është e pabesueshme. Është rast një në një milion”, tha ai.