Shëndet Një mutacion i ri ndihmon koronavirusin të përhapet më shpejt

Një mutacion i ri ndihmon koronavirusin të përhapet më shpejt

Një mutacion gjenetik që SarsCov2 ka pësuar e lejon virusin të shumohet më shpejt brenda qelizave.

”Ky mutacion e bën virusin më ngjitës, por nuk është e qartë ende nëse ky mutacion shkaktojë forma më serioze të Covid-19”, thonë studiuesit e universitetit ”Duke” dhe laboratorit kombëtar Los Alamos në SHBA, udhëhequr nga Bette Korber.

Mutacioni, i quajtur D614G, që ndodh në proteinën Spike, i hap rrugën virusit drejt qelizave njerëzore.

Kjo duhet të jetë edhe arsyeja që shumë shtete po raportojnë çdo ditë shifra të larta.

Megjithatë, edhe kjo çështje, ashtu si shumë të tjera rreth COViD-19 është ende e dyshimtë pasi ka nevojë edhe për disa konfirmime të tjera shkencore.