Kuriozitete Një peshkaqen “shqiponjë” notonte në dete 90 milion vite më parë

Një peshkaqen “shqiponjë” notonte në dete 90 milion vite më parë

Shkencëtarët pas 10 vitesh dolën në konkluzionin se peshkaqeni shqiponjë ka jetuar në gjirin e Meksikës

Zbulohet peshkaqeni shqiponjë, por tashmë i zhdukur. Në vitin 2012 një grup kërkuesish ndërkombëtarë nxorën në dritë fosilet e një kafshe të panjohur, dhe i janë dashur rreth 10 vjet për të arritur në konkluzionin e tanishëm.

Është një lloj peshkaqeni deri më tani i panjohur, që rreth 90 mln vjet më parë, notonte në ujërat e gjirit të Meksikës.

Karakterizohej nga zgjatje në zonën e kraharorit, gjë që i dha edhe emrin peshkaqeni “shqiponjë”, pasi dukej sikur kishte krahë.

Detajet e zbulimit dhe të gjithë punës kërkimore janë publikuar në revistën “Shkenca”.

Sipas kërkuesve, peshkaqeni ishte i gjatë 1.65 m, kishte gojë gjigande por dhëmbë shumë të vegjël dhe kreshta që dukeshin si flatra me hapje prej 2 metrash. Nga përshkrimi duket si një krijesë e tmerrshme, por nuk ishte i rrezikshëm dhe ushqehej me plankton, duke qenë i padëmshëm për kafshët e tjera detare.

Ky zbulim pasuron listën e faunës. Veçanërisht një grup peshqish që tashmë janë specie të zhdukura.