Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga nisja e punimeve për ndërtimin e maternitetit të ri në Lezhë dhe ka theksuar se “ky është premtim i dhënë 30 vjet dhe i mbajtur vetëm nga ne…”.
“Kantieri i Maternitetit të Ri në Lezhë, një premtim i dhënë 30 vjet dhe i mbajtur vetëm nga ne, që bëjmë atë që themi dhe themi atë që bëjmë”, thekson Kryeministri.
Materniteti i ri po ndërtohet brenda korpusit të spitalit rajonal të Lezhës, një investim i qeverisë shqiptare në shumën prej 3.2 milionë dollarë, që tashmë ka nisur të bëhet realitet për banorët e Lezhës.
Materniteti i ri i Lezhës do të ketë mbi 3000 m2 sipërfaqe ndërtimi, godina do të jetë 5 kate, 4 kate mbitokë dhe 1 kat nëntokë. Do të ketë 3 salla lindje, dy salla operacioni dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë.