Extra Një shpjegim pse duhet të lidheni gjithmonë me dikë që ka një...

Një shpjegim pse duhet të lidheni gjithmonë me dikë që ka një motër

Thonë se ata që kanë motra janë të rritur me energjinë e tyre. Ka dhe për përjashtime. Michael B. Jordan e ka, Dakota Fanning e ka, Harry Styles po ashtu. Në thelb është një frymë që rrezaton nga njerëzit që u rritën me motra dhe, e rëndësishmja, ishin afër tyre. Dhe kjo gjë do të ndikojë në romancën tuaj.

Ekspertët e shëndetit mendor janë dakord për këtë.

“Të kesh një motër rrit aftësinë e dikujt për të qenë një partner komunikues dhe empatik. Kjo ka shumë të ngjarë sepse gratë priren të jenë më të mira në vetë-reflektim dhe në perceptimin e nevojave të të tjerëve. Dhe duke u rritur rreth gjithë kësaj (pa marrë parasysh gjininë tuaj) përthithni shumë gjëra të mira”, thotë psikoterapistja Imani Movva.

Një tjetër gjë e rëndësishme është se “dikush që është rritur me motër ka të ngjarë të ketë mësuar si të bëjë kompromis, të ketë durim, ose, të paktën, të presë radhën e tij”, shton ekspertja e marrëdhënieve Stephania Cruz.

Ata që kanë motra kur shfaqin anën romantike janë komplet diçka tjetër. Nuk merrni mesazh vetëm me ‘ok’ nga dikush. Nuk do të merrni mesazh me gjysmë-falje si: “Më vjen keq që ndiheni ashtu”.