Ka kaluar një vit nga eksperimentimi mbi legalizimin e kanabisit në Kanada dhe qindra dyqane ligjore janë hapur. Shumë banorë janë të kënaqur me avancimet por shumë të tjerë vazhdojnë të blejnë kanabis nga shitësit e rrugës pasi taksat e larta kanë dyfishuar çmimin krahasuar me periudhën para legalizimit.
Pjesa më e madhe e prodhimit dhe shpërndarjes së drogës ndër vite është kontrolluar nga grupe të jashtëligjshme, dhe zëvendësimi i një kriminaliteti të tillë me shitje të rregulluara është qëllimi kryesor i legalizimit.
Shitjet legale në vitin e parë kanë arritur vetëm 1 miliard dollarë, kundrejt shitjeve ilegale që kanë pasur të ardhura rreth 5 miliardë dollarë nga tregu i paligjshëm. Tani ka më shumë se 560 dyqane të licencuara në të gjithë Kanadanë.
Një ndër sfidat kryesore për pronarët e biznesit të kanabisit është se kanë mësuar të punojnë brenda sistemeve të reja federale dhe krahinore ligjore të kanabisit, dhe që kanë të bëjnë me klientët të cilët janë mësuar të blejnë kanabis në mënyrë të paligjshme.
Në anën federale, kur bëhet fjalë për licencimin dhe prodhimin, licencimi ka qenë një pengesë e madhe. Por duhen disa vite që një kompani të marrë një licencë.
Autoritetet kanë vizituar 165 shpërndarës të paligjshëm gjatë vitit të kaluar dhe i paralajmëruan ata të licencohen ose të mbyllen. Megjithatë, qeveria nuk ka dëshirë t’i mbyllë të gjitha para se të hapen dyqane më të licencuara.